Halla e Brisilda Sadushit, vajzës e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, ka zbuluar për emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderator Evi  Reçin se si ishte marrëdhënia e 23 vjeçares me Eduardin deri tek denoncimet për dhunë.

 

“Çupa ka qenë 5 vjet e martuar me atë burrë, ai pinte dhe e qëllonte, por ajo nuk tregonte as vëllait, as neve se nuk donte të na shqetësonte.

 

Një javë më parë foli motra e madhe dhe I tha që jam shumë mirë , po kudo që vete për të marrë shtëpi me qera, njerëzit e Edit më prishin punë dhe më nxjerrin mua me fëmijët në rrugë. Ajo ishte mbështetur tek shoqet e saj, ne nuk i  dinim të gjitha këto. Vëllai i madh, babai i saj kishte 20 ditë që priste telefonatë nga Brisilda, por ajo nuk kishte as telefon”, tha halla e saj.

 

“Më ka thyer djali telefonin dhe kartën dhe do të marr këto ditë. Jam shumë mirë. Motra dhe vëllai i Edit i flasin keq atyre të shtëpise dhe më nxjerrin jashtë”, ishte kjo biseda e fundit me Brisildën.

 

“Vëllai e ka marrë zvarrë në Greqi për të bërë një jetë më të mirë, i ka marrë fëmijët në krahë për t’i cuar në Greqi. Familjarët e Eduardit nuk janë njerëz, ata nuk erdhën as në varrimin e çupës. kanë inat se Brisilda denoncoi Edin”, tregon e përlotur halla e saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *