Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit braktisi mandatet në Kuvend, ka treguar gjithçka e ka bindur t’i bashkohet kësaj force politike.

 

Ai rrëfeu se si e priti ftesën për të qenë pjesë e listës së PS dhe tha edhe pse beson tashmë se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të drejtojë vendin drejt të ardhmes që ai ka projektuar për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi.

 

“I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeministrit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimit. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr! Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri. Nëse duam të marrim valixhet, të largohemi dhe t’ia besojmë Monikës me shokë vendin, atëherë fëmija im nuk do të ketë një të ardhme të sigurt. Kam qenë nga ata njerëz që kam protestuar fort te Parku i Liqenit. Ashtu donte partia, ashtu mendonte partia, se ky është problemi ynë, mendon partia dhe turremi të gjithë atje, por sot vajza ime me nonën shkon atje dhe ka shumë si unë që mendojnë që ka qenë gabim. Për interesat e kunatit, baxhanakut apo kushëririt nuk mund të çohemi dhe të bllokojmë. Shqipëria ka nevojë për t’i çuar punët përpara, ka nevojë për progres dhe jo regres 30 vite pas,” deklaroi Valteri i cili garon për një mandat të ri në 25 prill nën siglën e Partisë Socialiste.

 

Valteri shtoi se ndjen keqardhje për PD, e cila sipas tij është kapur nga 5 njerëz pa program, pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë.

 

Deklaratat, kandidati i PS i beri gjate prezantimit qe Veliaj i beri 6 pjestareve te listes se mazhorances ne garen per qarkun e Tiranes, mes te ciles eshte edhe Halit Valteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *