Vetë hakerat janë në një konkurence të madhe me njëri tjetrin. Pavarësisht se janë pjesë e rrjeteve ndërkombetare dhe kanë lidhje me njëri tjetrin duke u njohur gjatë lundrimit në internet, ata bashkëpunojnë por gjithmonë shfaqen egoiste.

 

Ata shumë thjesht mund ti vendosësh kundra njeri tjetrit.

 

Duke qenë se zakonisht më të miret në inxhinerinë informatike bëhen pjesë e sulmeve kibernetike, policitë në bote, apo qoftë edhe shërbimet informative i bëjnë ata bashkëpuntorë.

 

Bëjnë marrëveshje me hakerat, për tu ulur dënime të rënda dhe u ofrojnë të identifikojnë apo të ruajnë serverat nga sulmet kibernetike.

 

Drejtësia në çdo vend të zhvilluar por jo vetëm, kërkon të bëjë bashkëpunëtorë të saj anëtare të rrjeteve dhe grupeve të fuqishme kriminale. Vetëm kështu mund tja dalë për të shkatërruar organizata të mëdha kriminale.

 

Askund nuk perjashtohen edhe hakerat. Sipas studimeve, është e thjeshtë ti vendosesh ata kundra njëri tjetrit. Në Shqipëri, ka bashkëpunëtorë të drejtesisë por niveli në të cilin ne hetojmë nuk prek krimin kibernetik.

 

Sipas të dhënave zyrtare hakerat në Shqipëri, të paktën ata të identifikuar dhe arrestuar janë të moshës 18 deri në 25 vjeç. 70 përqind të rasteve nuk kanë arsim të lartë, por kanë aftësi të mira në këtë fushë. Perpunimi dhe marrja në shërbim e tyre për të hetuar të tjerë, do te ishte një imput.

 

Por a mundet Shqipëria, të bëjë bashkpunëtor hakera. Dhe a mund ti përafrohej sistemeve nderkombetare për ti kthyer ata kundra njëri – tjetrit ? Ish-shefi I shërbimit sekret shqiptar, thotë se po, por duhen mbikqyrur me kujdes.

 

 

Në emisionin “Natën e mirë dhe paç fat”, në Vizion Plus, ai thotë se nëse mund të gjejmë kushtet e duhura, mund ti kthejmë në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe ti shfrytëzojmë për të goditur të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *