Subscribe

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn e konsideroi një “zhgënjim ekstrem” faktin që liderët e BE-së nuk arritën të bien dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Me anë të disa postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Hahn shprehet se vendet e BE-së duhet të sqarojë se sa serioz ishte angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

 

JOHANNES HAHN

 


KOMISIONER PER ZGJERIMIN NE BE

 

 

“Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk arritën në dakordësimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Europë. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. Vendet e BE-së tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Falenderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për Bashkimin Europian, dhe që luftuan për të dërguar një sinjale shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

 

 

Hahn paralajmëron se refuzimi I hapjes se negociatave mund te sjelle pasoja negative dhe destabilitet në Ballkanin Perëndimor.

 

 

 “Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Refuzimi i njohjes së përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE. Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të me të drejtë të zhgënjyer në maksimum. Integrimi në Bashkimin Europian i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politike e rëndësishme strategjike në interesin tonë të përbashkët”

 

 

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov deklaron se udhëheqësit e BE-së duhet të jenë të sinqertë me me vendet e Ballkanit.

 

 


NIKOLA DIMITROV

 


MINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT

 


“Më e pakta që Bashkimi Europian i detyrohet rajonit është që të jetë i drejtpërdrejtë me ne. Nëse nuk ka konsensus për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, dhe nëse premtimi i Selanikut në vitin 2003 nuk qëndron, qytetarët meritojnë ta dinë.

 

 

 

Por ministri i Jashtem siguron se vendi i tij do te vazhdoje te ruaje vlerat europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *