Grupi parlamentar i partisë demokratike është mbledhur sot në selinë blu për të diskutuar mbi seancën parlamentare te së enjtes dhe aksionin opozitar në bulevard.

 

Burime nga mbledhja bene te ditur se kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka porositur deputetët që të enjten në parlament t’u bëhet thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës se 27 janarit.

 

“Flisni me fakte për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që ka pushtuar vendin”, – mësohet tu ketë thënë Basha deputetëve, duke i porositur qe  te nënvizojnë rëndësinë e kundërshtimit te qeverise duke iu bashkuar tubimit te opozitës ditën e shtune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *