Subscribe

Greqia është  paralizuar sot për shkak të grevës 24-orëshe, e organizuar nga konfederata e përgjithshme e punëtorëve bashkë me disa sindikata të tjera.

 

Sektorët kryesorë publikë nuk kanë qenë në funksionim, duke protestuar kundër varfërisë, papunësinë dhe taksave të larta.

 

Ka pasur vështirësi në qarkullimin e të gjithë mjeteve të transportit me kohë të reduktuar si tramvajet, hekurudha elektrike, metroja dhe autobusët.

 

Grevës i janë bashkuar punonjësit e hekurudhës dhe të porteve, si dhe mjekë e infermierë të të gjitha spitaleve, përveç urgjencës.

 

Gazetarët gjithashtu janë të përfshirë në grevë. Disa kanale televizive kanë ndërprerë programacionin dhe kanë pasur në transmetim vetëm seriale e telenovela.

 

Greva ka prekur dhe linjë e fluturimeve Olympic Air për rreth katër orë. Sindikatat po reagojnë ndaj politikës që çon në rritjen e mëtejshme të papunësisë, si dhe në mungesën e ushtrimin e të drejtave të tyre kolektive të punës.

 

Greva e sotme numërohet si e 45-ta brenda 7 vitesh, për më shumë të drejta në punë, kontrata të rregullta, ulje taksash, kundër varfërisë dhe papunësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *