Subscribe

Greqia është përfshirë sërish nga flakët, dy fshatra në ishullin grek të Evia janë evakuar, ndërsa zjarri I është afruar dhjetra shtëpive.

 

Sipas mediave greke rreth 300 banorë të ishullit janë detyruar te braktisin banesat, pavarësisht se autoritetet thonë se rreziku nuk është i lare. Të paktën 186 zjarrëfikës janë duke luftuar me flakët që kanë përfshirë një zonë pyjore. 8 avionë dhe 5 helikopterë janë vënë në gadishmëri.

 

Zjarri nisi rreth orës 14 të kësaj të diele, por flakët janë përhapur në një zonë pyjore te favorizuara nga erërat e fuqishme.

 

Greqia kaloi një situatë mjfat të vështirë pak ditë më parë. Zjarri apokaliptik në Atikë shkaktoi vdekjen e  94 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *