Të hapësh sezonin turistik në këto kohë dhe të presësh turistë do të thotë një rrezik më i shtuar për përhapjen e koronavirusit.

Por kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shpreson se puna e bërë deri tani me testimin e popullatës mund të ulë rrezikun.

Ai dëshiron që të vendosen disa standarde ndërkom

bëtare, ose të paktën evropiane, për udhëtimet në të gjitha vendet.

“Unë do të thosha se njerëzit duhet të testohen para se të hipin në aeroplan, jo pasi të arrijnë këtu. Ata mund të futen në avion vetëm nëse rezultojnë negativë në test ose nëse kanë krijuar antitrupa.”

Nëse gjithçka do të funksionojë sipas planit, kreu i qeverisë greke tha për “CNN” se vendi do të mirëpresë turistët e parë në 1 korrik.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *