Subscribe

Minoriteti grek dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati jane përplasur per projekt-ligjin e ri per minoritetet. Ne séance dëgjimore te organizuar nga parlamenti, organizata Omonia ka kërkuar qe ne rast se popullsia minoritare në një njesi administrative kalon 1/3, atëherë duhet te kete barazi gjuhësore dhe nëse kalon 15% të këtë përdorim pjesor publik paralel me gjuhën shtetërore.

 

Sipas Omonia-s ky draft i njeh me pak te drejta se sa konventa per minoritetet, por Bushati i ka kujtuar se as Greqia nuk e ka firmosur këtë konvente.

 

Shoqatat bullgare kërkuan njohjen e minoritetit bullgar, por kjo u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, i cili denoncoi faktin se shqiptaret po marrin pasaporte bullgare jo per shkak te perkatesise etnike, por per te qene qytetar i Bashkimit Europian.

 

Keshilli i Europes dhe OSBE kane vlerësuar pjesen me te madhe te ligjit, por kane vene ne dukje rendesine e akteve nënligjore pa te cilat sipas tyre, ky ligj do te rezultonte i pazbatueshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *