Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në një banesë në qendër të Fierit. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë shtetasja me iniciale E. M., 40 vjeç, të cilës i janë marrë para dhe bizhuteri.

 

40-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në polici, ku ka dorëzuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kapur autorët. Kapja e tyre bëhet disi më e vështirë sepse në momentin e grabitjes kanë qenë të pajisur me maska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *