Shpallet në kërkim një person për grabitjen e vilës në Allias me pasojë plagosen me armë të pronareve të godinës.

Shtetasi A.B. me origjinë nga Skrapari është në kërkim për këtë ngjarje ku u plagosen Petrit dhe Afërdita Laze.

Fakti që edhe cifti I bashkëshorteve janë me origjine nga kjo zonë, përforcon edhe më shumë dyshimet e policisë së autoret e grabitjes së vilës në rrugën “Njazi Meka” njihnin mirë familjen Laze direct ose indireck.

Dy persona të maskuar u futen në banese por pas ulerimeve të vajzës 17 vjecare te familjes, situata doli jashtë kontrollit dhe njeri nga grabitësit qëlloi me armë Petrit Lazen e më pas edhe gruan e tij.

Petrit Laze mori plumb edhe në bark cka bëri që gjëndja e tij të ishte me e rëndë ndonëse për moment nuk është në rrezik jete.

Familja Laze kishte një furre buke ne katin e parë të baneses.

Autoret u futen nga pjesa e pasme e banesës, zonë ku godina nuk ka kamera sigurie, ndryshe nga pjesa e përparme.

Një numër I madh personash janë marrë në pyetje nga forcat e rendit, mes të cilëve familjare dhe miq të Petrit Lazes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *