Subscribe

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim reagoi menjëherë pas goditjes së SPAK, që sekuestroi pasuritë e tre ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim tha se ky është një tregues që reforma në drejtësi po përparon.

 

“Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët nuk e kaluan dot vetingun prej fshehjes së pasurisë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi.”

 

Me vendim të SPAK, pasuritë ju sekustruan Bashkim Dedjes, që ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *