Një punonjës i Bashkisë Devoll ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e pengimit të subljekteve zgjedhore.
I ndaluari është 26 vjeçari me iniciale K.K. nga Bilishti me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll.
Në kallzimin e tij 33 vjeçari është shprehur se gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.





