Policia e Krujës zbardhi ngjarjen e ndodhur në 17 shkurt në një lokal në Fushë-Krujë, ku u godit me sende të forta në kokë një person.

 

Gjatë hetimeve, efektivët identifikuan autorin e dyshuar, një 34-vjeçar, i dënuar më parë jashtë vendit për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

 

Ai mendohet se ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë, raporton “Vizion Plus”.

 

Uniformat blu ndaluan edhe një 31-vjeçar, që dyshohet se ka fshehur makinën me të cilën u larguan autorët nga vendi i ngjarjes. Brenda makinës, që u gjet në shtëpinë e tij, u gjetën disa veshje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *