Goditja me gur nga një bashkëfshatar i veti ka rezultuar fatale për një 64 vjecar nga Peqini.

Mbrëmjen vonë të enjten, në orën 23:30, në fshatin Lolaj janë konfliktuar për motive të dobëta dy persona, të dy banues në këtë fshat.

Policia informon se shtetasi S.Ç ka goditur me gurë, shtetasin Sh.H., 64 vjeç, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Për këtë arsye policia arrestoi në flagrancë autorin 51 vjecar të ngjarjes I cili do të gjykohet tashmë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *