Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ku humbën jetën 11 pasagjerë me prejardhje nga Kosova, do të qëndrojë edhe për dy muaj të tjerë në paraburgim.

 

Ky është vendimi i marrë nga gjykata kroate ditën e sotme, pasi kërkon më shumë kohë deri në përfundim të hetimeve. Avokati i shoferit, Igor Cishper deklaroi se vendimi i gjykatës erdhi për shkak se kishin frikë se mos arratisej i pandehuri.

 

11 persona humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod. Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *