Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për 34-vjeçarin Erion Alibej, i cili akuzohet se është organizatorit dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura së fundmi në qytetin Elbasanit.

Me gjyqtare Matilda Fetahu dhe prokuror të çështjes, Kreshnik  Ajazi, ka dalë sot para trupit gjykues Erion Alibej. Në bazë të provave të mbledhura, por edhe të penduarëve që kanë bashkëpunuar me drejtësinë, i ndaluari akuzohet si organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Të ndaluarit Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili kanë bashkpunuar me drejtësinë duke zbardhur skemën e dy vrasjeve , si dhe porositësin e tyre. Erion Alibej ka mohuar në sallën e gjyqit akuzat ndaj tij. Ai ka  kërkuar të qëndrojë në arrest shtëpie me justifikimin se jeta e tij është në rrezik, pasi është në hasmeri. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk i njeh Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

Nuk dihet nëse këto ngjarje të ndodhur së fundmi kanë lidhje me vrasjen e 29 dhjetorit 2019, ku ne aksin Elbasan-Metalurgji u vranë nga një pritë Endrit Alibej, vëllai Erionit, si dhe daja i tij, Arben Dylgjeri, si dhe një nënshtetas turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *