Subscribe

Gjykata e Posaçme pas një seance më shumë se 90 minuta ka lënë në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet se ka përfituar përmes skemave korruptive afro 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit. Në seancë ish-ministri Koka ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka shkelur ligjin sa i takon inceneratorëve, megjithatë kjo dëshmi nuk e ka bindur gjykatën.

Pas vendimit, avokati i tij, Fatmir Braka tha se Koka është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për procedurat e inceneratorit. Se kush fshihet pas këtij skandali, avokati u shpreh se klienti i tij nuk ka përmendur asnjë emër.

 

 

Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 mln euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion. Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim.

 

Për mbrojtjen, fakti që ditën e vendimit LSI ka dorëzuar prova të reja në SPAK mbi inceneratorët tregon që është një sulm politik.

 

Nuk është normale që një person, ish-ministër, ish-deputet, kryetar bashkie, të merret befas nën hetim e të arrestohet, kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është absolutisht normale që ish-ministri të merret i arrestuar, aq më tepër që nuk i shmanget procesi, nuk manipulon provat, u gjet në shtëpinë e tij. Kallëzimi është politik. Do bëjmë ankimin tonë në Gjykatën e Apelit.

 

Ndëkohë në kërkim policor vijojnë të mbeten ende Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, administratorë të kompanive koncensionare. Këta të fundit mendohet se janë larguar jashtë Shqipërisë për ti shpëtuar arrestimit. Burime tregojnë se për këtë çështje janë në hetim edhe 10 persona të tjerë, mes tyre emra të njohur për publikun. Ndërkohë në SPAK, përveç atij të Elbasanit, po hetohet gjithashtu inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *