Subscribe

U prangosën vetëm pak metra larg gjykatës së Tiranës, mesditën e së premtes me 1 kg heroinë dhe 2 kg kanabis nga agjentët antidrogë, ndërsa këtë te hëne kane dale para togave te zeza. Gjykata la në burg 3 nga 5 të ndaluarit e operacionit “BBM”.

 

I pari qe doli para trupit gjykues ishte Nikolin Merko, ndaj të cilit u vendos masa e arrestit me burg. Ai nuk pranoi të fliste, duke u përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.

 

Policia ngriti dyshime se trafikantët e prangosur në zonën e “Myslym Shyrit”, kishin riaktivizuar linjën e trafikut të heroinës nga Turqia.

 

Merko, rezulton te ketë lidhje të forta në Turqi. Në vitin 2009 ishte kapur me 9 kilogramë heroinë dhe ishte dënuar me pesë vite burg.

 

Grupi kriminal, sipas policisë, ka qenë mjaft agresiv, pasi edhe në momentin e ndërhyrjes për kapjen e  tyre ata nuk iu bindën uniformave blu. Madje tentuan të largoheshin pasi përplasen edhe 3 automjete. Policia qëlloi në ajër 4 herë për neutralizimin e trafikantëve. Pas kontrollit u gjet edhe lënda narkotike e fshehur në makinën tip benz.

Vendimet e Gjykatës së Tiranës:

Nikolin Merko, arrest me burg

Abdyl Musagaj, arrest me burg

Fatjon Bahiti, arrest me burg me afat 30 ditë

Tomorr Shqezi, detyrim paraqitje

Ervin Myftiu, detyrim paraqitje

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *