Gjykata e Përmetit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Betim Shkupin, administrator i Universitetit Europian të Tiranës.

 

Shkupi u nda nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin e koduar “Mezhgorani”, pasi të dielën, gjyqtari i i çështjes, Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin dhe kishte konflikt interesi.

 

Hasani dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” botuesit dhe pedagogut Henri Çili. Po ashtu, iu caktua “Detyrim paraqitje” edhe për dhjetë persona të tjerë, ku mes tyre ishte noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *