Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar urdhëroi sor hetimin mbi akuzat për korrupsion kundër kryeministrit, Nawaz Sharif nga Panama Papers, pa kërkuar largimin e tij.

 

“Një hetim i thellë është i nevojshë,”, theksoi gjyqtari, Asif Saeed Khosa duke njoftuar kërë vendim shumë të pritur, marrë sot pas disa muajve procedurash të nisura nga publikimi, vitin e kaluar, të dokumenteve që përmendnin shfrytëzimin e kompanive off-shore nga fëmijët e tij.

 

Gjykata urdhëroi krijimin brenda shtatë ditëve të një komisioni hetimi të përbashkët duke përfshirë veçanërisht përfaqësuesit e zyrës antikorrupsion dhe shërbimeve sekrete ushtarake, që duhet të mbyllin hetimin brenda 60 ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *