E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata e Beratit liron pedofilin/ Caktohet detyrim paraqitje për 66-vjeçarin

Romeo Oço, 66-vjeçari i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri në Berat, është lënë i lirë këtë të mërkurë nga gjykata.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Durim Hasa vendosi masën detyrim paraqitje për 66-vjeçarin, ndonëse sipas raportit mjeko-ligjor është konstatuar abuzimi ndaj të miturit.

Reklamë

Sipas dëshmisë së dhënë nga fëmija, i moshuari e kishte ngacmuar prej disa muajsh në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë 66-vjeçari tha para trupit gjykues se kishte qenë në gjendje të dehur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë