Subscribe

Seancat plenare të qeta në Kuvend duket se kanë marrë fund. Kërkesa e oozitës për rikthimin e Sali Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, ka shkaktuar debate mes deputetëve demokratë dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Deputeti Flamur Noka ka përdorur gjuhë të pahijshme gjatë diskutimeve dhe për këtë aryse Nikolla e përjashtoi nga seanca.

Lexo edhe :

Related Posts

Nikolla: Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhë të pahijshme që përdorni. Turp të kesh, të të vijë zor nga vetja.

Nga ana tjetër ministrja Spiropali i kërkoi që të vijojnë seancën normalisht ose të largohen nga sall dhe t’i bashkohen protestuesve, të cilët janë mbledhur jashtë Kuvendit.

Spiropali: Më mirë është të dilni jashtë të gjithë sepsse shtoni dhe numrin e protestuesve jashtë. Këtu jeni shumë pak dhe këtë po ua them me dashëmirësinë e një njeriu që ot kërkon të vijojë seanca normalisht. Nëse nuk doni të vijoni seancën mund ta mbytllim këtë seancë dhe të kalojmë në votim, si të doni.

Nikolla: Ti mua nuk më kërcënon dot dhe as nuk më intimidon dot. Je i përjashtuar nga seanca, boll se e tepruat.

Sot miratohet përbërja e dy komisioneve

Pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot, mazhoranca është e vendosur për të çuar para dy komisionet, ‘Antikorrupsionin’ dhe ‘Dezinformimin’. Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar pr.vendimet me emrat e anëtarëve të Komisioneve, të cilët pritet të votohen sot vetëm me votat e mazhorancës.

Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *