Disa adoleshente janë arrestuar dhe proceduar për për prishje të rendit e qetësisë publike në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Efektivet kanë marrë informacione nga vetë banorët se në fshatrat Hot i Ri dhe Grudë e Re disa adoleshente po qëllonin me armë zjarri.

Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe me profesionalizëm neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z..

Për këtë arsye u arrestua në flagrancë i shtetasit E. Z., 16 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Po ashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, të Bashkisë Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *