Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovizion 2021”, foli në një intervistë për këngëtaren që i shërbeu si frymëzim për të marrë pjesë më vonë në këtë spektakël.

 

“Në 2012-n pashë Eurovision për herë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, tha Gjon.

 

Aurela Gaçe e ndau këtë pjesë me ndjekësit e saj dhe u shpreh shumë e lumtur që ka frymëzuar një artist si Gjoni.

 

Gjon arriti të grumbullote pikët maksimale nga juria profesioniste, por votat e publikut pëmbysën rezultatin, duke e renditur në vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *