Pas 20-vitesh karriere me trofe të shumta e kupa në kampionatet kombëtare dhe jo vetëm, ekipi i gjimnastikës Skënderbeu ka mbetur pa një ambient ku të stërvitet.

Kjo për shkak të ndërhyrjes për rikonstruksion të palestrës në një prej shkollave të qytetit të  Korçës ku ekipi i drejtuar nga trajnerët Migeena dhe Izabela Panariti stërvitej prej shumë vitesh.

IZABELA PANARITI

GJIMNASTE, TRAJNERE

” Nësë unë si sportiste do isha në nivele të larta, investoja vetë në bazën materiale. Më kanë dhënë këtë ambjent me këto kushte dhe e kam marrë  aprovimin dhe nga drejtoria arsimore. që për hir  të sportit Izabela dhe Migena mund të vazhdojnë tek shkolla Demokracia ”

Panariti tregon se ka bërë dhe një kërkesë zyrtare klubit shumësportësh Skënderbeu për të kërkuar një ambient tjetër për tu stërvitur.

Izabela Panariti

” Atë ambjent që më dha nuk është për gjimnastikë sepse është një sallë force. Nuk ka vend ku të marrësh vrullin . Nesë një fëmijë nuk ka bazë materiale dhe  nuk ka siguri, nuk mund të vijë në gjimnastikë. Një sportis nuk mund të rri dy muaj pandemi nuk është sport i lehtë që mund të rri pa bërë stërvitjë. Një gjimnazt, një javë dhe është shumë ta bëj pushim. Unë nëse filloj tani, gjithcka e nis nga a-ja.

Por megjithatë Izabela shprehet se nuk ka ndërmend të dorëzohet,por do të vijojë të kërkojë me këmbëngulje një ambient të përshtatshëm:

Izabela Panariti

”Skënderbeu nuk ka  rënë nga froni, edhe nuk kamndërmend ta lëj tani. E vetmja mbështetje që dua është dua ambjent . Unë i kamdhënë aq shumë Korcës dhe nuk mund  të dal  nga skena kaq lehtë.

Vizion plus u interesua pranë klubit shumësportësh Skenderbeu, drejtuesit e të cilit bënë të ditur të ditur se në shtator do të shihet mundësia për krijimin e kushteve për gjimnastikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *