Dështojnë sërish negociatat mes palëve politike për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri zbuloi për mediat se mazhoranca ka propozuar disa pika të opozitës.

Mirëpo çështjet për të cilat ndahen palët vijojnë të jenë teknologjia dhe administrate zgjedhore.

“Janë dy propozime që na ndajnë teknologjia në zgjedhje 100 dhe reformimi i administratës  zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e  votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIR që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 % ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat ti zgjedh PD. Le t’i drejtohemi ODIR së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhjet, kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës. Në do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme. Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultatit zgjedhor. Këtë se ka pasur askush. Pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privatit. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por nuk duam të mbahemi peng.”

Mbledhja e Këshillit Politik këtë të shtunë u mbyll pas katër orësh, por qëndrimet e palëve vijojnë të jenë të njëjta. Teknologjia në zgjedhje mban peng reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *