Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se të martën pritet të mbyllet përfundimisht Kodin Zgjedhor dhe të jetë gati për t’u votuar në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se ka ende çështje të pambyllura, ndërsa shtoi qe eshte pranuan raporti 1 me 3 per financimin publik dhe privat.

“Nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër. Ka ende disa pika për t’u diskutuar si çeshtja e KQZ dhe disa elementë që kanë të bëjnë më fushatë zgjedhore që PD do më shumë kohë. Shpresoj që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Ka ende diss pika për t’u diskutuar dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre”, tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *