Gjermania ka komentuar çështjen e shumë përfolur Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se rishikimi i kufirit nxit tensione etnike.

 

Prishtina dhe Beogradi kanë shpalosur këtë muaj idenë e korrigjimit të kufirit si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre. Duke arritur në një takim në Vjenë midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se diskutimet në lidhje me shkëmbimet territoriale janë të gabuara.

 

Ministri gjerman është shprehur se kjo çështje mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi, prandaj jemi skeptikë.

 

Zyrtarë të tjerë të BE-së i bënë jehonë këtij pozicioni – ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu frikën për “pasoja shumë negative”, ndërsa Timo Soini i Finlandës tha se “është rrezik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *