Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Schütz i bëri apel të gjithë aktorëve politik në Shqipëri që të kontribuojnë për të shmangur cdo incident dhe dhunë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryediplomatja gjermane në Shqipëri në deklaratën e shpërndarë për mediat, thotë se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe për këtë gjë ka shumë rëndësi sjellja e partive opozitare.

Schütz shtoi se Gjermania do ti monitorojë këto zgjedhje me vezhgues edhe në kuadër të misionit të OSBE-ODIHR.

 

Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

 

Ambasadorja gjermane pohoi më tej se palët politike duhet të dialogojnë edhe pas 30 qershorit. Schütz madje iu referua edhe akuzave të opozitës për proceset elektorale të 2016 dhe 2017, pëegjimet e të cilave dolën edhe në BILD, duke thënë se aktet e mundshme në këto procese duhet të sqarohen sa më shpejt nga organet e drejtësisë. Po kaq e rëndësishme sipas ambasadores gjermane është edhe ngritja sa më shpejt e Gjykatës Kushtetuese.

 

Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *