Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius foli për rrezikun e shtrirjes së luftës përtej Ukrainës dhe mundësinë që Rusia të sulmojë një vend anëtar të NATO-s në të ardhmen, duke theksuar se analistët e ministrisë së tij besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë më vonë, për 5 ose 8 vjet.

“Ne dëgjojmë kërcënime pothuajse çdo ditë nga Kremlini, së fundmi kundër miqve tanë në Baltik. Pra, duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin një ditë ndoshta do të sulmojë edhe një vend të NATO-s”, tha zoti Pistorius në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel”.

Lexo edhe :

Related Posts

Për momentin, shpjegoi ai, askush nuk beson se një sulm rus ka të ngjarë të ndodhë.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu vuri në dukje se ai do të ishte i hapur për të mirëpritur njerëz pa shtetësi gjermane në ushtri.

“Ka njerëz të gjeneratës së dytë ose të tretë në vend, por ata nuk kanë nënshtetësi gjermane,” tha ai, ndërsa theksoi gjithashtu nevojën për ta bërë industrinë e armëve më efikase.

Duke iu referuar thirrjeve të Ukrainës për më shumë ndihmë ushtarake, Pistorius tha se i takon vendeve të tjera të bëjnë më shumë.

“Nëse i japim të gjitha, siç kërkojnë disa, do të jemi të pambrojtur. Deri më tani kemi dorëzuar më shumë se të gjitha anëtare të BE-së. Tani i takon partnerëve tanë të bëjnë më shumë”, tha ai.

Në lidhje me politikën fiskale gjermane, Boris Pistorius mbrojti reformën e “frenimit të borxhit”, duke paralajmëruar se sipas rregullave aktuale “ne nuk do t’i kalojmë këto kriza të padëmtuar”.

Fondet ekzistuese, theksoi ai, nuk janë më të mjaftueshme për mbrojtjen e vendit, për përballimin e pasojave të pandemisë dhe në të njëjtën kohë për investime në arsim dhe dixhitalizim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *