Trupi i pajetë i një femre është gjetur në ujërat e lumit Vjosë paraditen e kësaj të shtune.

Kufoma e seksit femër dyshohet të jetë rreth 45 vjece.

Trupi është parë nga një djal i ri I cili ka lajmeruar autoritetet policore te Memaliajt.

Kufoma ishte gjysme e dekompozuar dhe u zbulua ne rrjedhen e lumit afer qytetit te Memaliajt.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia e Tepelenës ku kanë nxjerrë trupin e pajetë të gruas rreth 45 vjece duke e transportuar në morgun e spitalit të Tepelenës.

 Nderkohe nuk eshte zbuluar identiteti i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *