Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami Beach , dj i njohur Erick Morillo.

Ai u bë i famshëm për të gjithë me hitin “I Like To Move It” e cila u bë kolone zanore e filmit me kartona të “Madagascar“.

Muzikanti 49 vjecar pas pak ditësh duhet të dilte para trupës gjykuese për një cështje ku akuzohej për dhunë seksuale në një episod të pretenduar në dhjetor të vitit të kaluar.

Agjentet e policisë dhe hetuesit që shkuan në vendngjarje nuk kanë gjetur te dhëna apo indicie që cojnë drejt një vrasje. Megjithatë autopsia do të nxjerre konkluzione më të qarta.

I lindur në Neë York, Morillo u bë I njohur me pseudonimin Reel 2 Real  dhe më pas në 1993 “prodhoi” hitin ‘I like to move it’ nel 1993, që kapi majat e kllasifikimeve muzikore në Europë, sidomos në Francë dhe Vendet e Ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *