Një grua është mbytur në lumin Osum. Trupi i pajetë u gjet paraditen e kësaj të marte.
Shërbimet e policisë së Beratit, së bashku me shërbimet zjarrëfikse, kanë nxjerrë trupin e pajetë nga lumi të 70-vjeçares, identiteti i të cilës nuk është bërë publik.
Deri më tani, nuk dihet ende shkaku që ka sjellë mbytjen e të moshuarës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.