Labeli Babastars ka qenë në vëmendjen e mediave prej ditësh pasi disa prej reperëve të grupit deklaruan largimin si Cozman, Skivi, Agon Amiga.

 

Gjatë kësaj kohe Getoar Selimi nuk kishte reaguar me asnjë deklaratë edhe pse grupi po përjeton krizë.

 

Megjithatë duket se reperi shumë i pëlqyer nga publiku do reagojë me anë të muzikës pasi shumë shpejt pritet të sjellë një super bashkëpunim me Feron.

 

 

Para disa ditëve Cozman bëri një postim në Instagram ku shkroi “Stop Mashtrimit” dhe të gjithë fansat menduan se ky status ishte për Getoarin dhe tashmë fansat e Babastars po mendojnë se kjo foto e Ghetto Geasyt i dedikohet lajmeve për përçarjen e grupit të tij.

 

“Në një botë plot me peshq, ji një peshkaqen”, shkruan Getoari krahas fotos./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *