Subscribe

Prej afro një muaji një grup arkeologësh shqiptarë e gjermanë kanë nisur gërmimet në kalanë e Albanopolit, në kryeqendrën e fisit ilir të Albanëve mes Fushë-Krujës dhe Krujës. Pas gati tre dekadash, arkeologët gjejnë në muret e kalasë disa varre të periudhës romake, e midis tyre edhe muret antike të periudhës helene.

 

“Këtu jemi në Zgërdhesh, në mes të kalasë, aty ku nuk është gërmuar për më shumë se 30 vite. Kishin investiguar dhe tani gjatë gërmimeve kemi rënë në gjurmët e disa varreve të periudhës romake të vonë. Deri më tani kemi zbuluar kryesisht varre të strukturuara me tulla dhe shumë pak varre të cilat janë bërë me djegie. Do të vijomë kërkimet së bashku me arkeologë shqiptarë nga instituti arkeologjik”.

 

Rrënojat e qytetit antik të Zgërdheshit, që njihet edhe si Albanopoli shtrihen në jugperëndim të qytetit të Krujës. Qyteti antik zinte një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh dhe nga të gjitha anët ka qenë i rrethuar me mure të lartë e të fortë. Brenda mureve rrethuese mendohet të ketë pasur godina të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *