Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka qenë i ftuar këtë të martë në emisionin e njohur italian “Pomeriggio 5”.

 

 

Përball gazetares, Barbara D’Urso, ai ka rrëfyer për karrierën e tij si futbollist, si dhe kanë shkëmbyer shumë batuta mes tyre.

 

 

Prej shumë vitesh ai është i martuar me këngëtaren me famë botërore Shakirën, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

 

 

I pyetur për jetën e tij private, Pique tregoi se si janë njohur me Shakirën vite më parë, gjatë Botërorit 2010.

 

 

“Disa futbollistë, përfshirë dhe mua ishin në videoklipin e ‘Waka Waka’, himni zyrtar i botërorit të atij viti. Ajo më tha se do këndonte sërish në finale, kështu që nuk u mendova dy herë, për ta ritakuar duhet të shkoja deri në fund. Dhe e mbajta fjalën, tashmë jemi të lumtur dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm”, – është shprehur mbrojtësi i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *