Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo shprehet se orët e mbetura do të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, ajo iu kërkon qytetarëve që të dalin dhe t’iu drejtohen qendrave të votimit.

 

E drejta për të votuarm shtoi Garo, nuk duhet kurrsesi të anashkalohet sot.

“Te dashur qytetare! Kemi ende 3 ore te tjera per te votuar. Kjo eshte mundesia jone. Ne kemi vetem me pak se 3 ore te tjera per te percaktuar te ardhmen tone. Eshte nje dite e mrekullueshme ne Shqiperi sot. Ne te gjithe kemi shume shprese. Por nuk duhet te qendroni ne shtepi. E drejta per te votuar nuk duhet te anashkalohet sot. I kerkoj çdo njerit prej jush te dale dhe te votoje. Ju merr vetem 5 minuta kohe dhe do te ndikoje ne jetet e te gjitheve per 4 vitet e ardhshme. Mos e humbni kete mundesi. Mos u dorezoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni per momentin e fundit. Ky eshte momenti juaj.  Ky eshte momenti yne. Mos e humbasim kete moment. Dilni, dhe votoni!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *