Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në burg.

 

Informacionet bëjnë me dije se ndalimi i U.K., 38 vjeç, është bërë në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan,  ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij.

 

Në kuadër të këtij aksioni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *