Një tjetër shpërthim tritoli ndodhi ne Fushë Kruje. Ngjarja u regjistrua regj orës nje pas mesnate në një dyqan me detergjente.

 

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Policia nisi menjëherë hetimet për të gjetur autoret e për te zbardhur motivet e vendosjes se eksplozivit. Prokuroria sekuestroi kamerat e bizneseve në zonë per te marre me shume te dhëna.

 

Pronari  i dyqanit u mor ne pyetje nga policia, por ai mohoi te ketë pasur konflikte me persona te tjerë. Një pjesë e madhe e shpërthimeve me tritol qe kanë tronditur qytetin e Fushe Krujës kane  mbetur ende të pazbardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *