Subscribe

 

Një bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale, u zbulua mëngjesin e kësaj të marte nga policia e Lezhës në Fushë-Kuqe.

 

Në shtëpinë e vjetër në pronësi të 40-vjeçarit Aleks Lulashi, të kthyer në bazë , efektivët e policisë kanë gjetur një sërë mjetesh që dyshohet se përdoreshin për të furnizuar eksponentë të krimit për të kryer atentate.

 

Brenda bazës u gjetën një mjet, 5 motorë si edhe 4 targa të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovës. Ndërkohë që një automjet tip “Mazda” rezulton me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, gjë që pamundëson përcaktimin e të dhënave të automjetit.

 

Po ashtu, Policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrëpërcjellës, e gatshme për shpërthim. Në bazë janë gjetur edhe kapuç si maska, doreza dhe skafandra motorësh, por edhe veshje kamuflazhi.

 

Ndaj pronarit të banesës i cili është vënë në pranga nga policia, rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *