Subscribe

Është fundi i sezonit artistik, por kjo nuk i ka penguar trupat teatrale të vijojnë punën, madje edhe si teatro lëvizëse. Kështu ka ndodhur me teatrin Eksperimental dhe shfaqjet e vendosur gjatë këtij viti në skenën e pedonales.

 

Edhe pse ka zgjedhur që t’i ringjisë shfaqjet më të mira në teatrot e rretheve, drejtuesi i skenës Eksperimentale siguron se Tirana nuk do të mbetet pa alternative.

 

E shtuna dhe e diela i dedikohet fëmijëve në teatrin “Kujtim Spahivogli”, duke i ofruar publikut të vogël dy produksione kinematografike të përshtatura për skenë.

 

Teatri Kombëtar ka zgjedhur që këtë fund sezoni t’ia dedikojë dramës shqipe. Netët e leximit të dramës shqipe ftojnë publikun çdo të hënë e të martë për të vlerësuar edhe si të jashtëm veprat, duke dhënë kontributin deri në përzgjedhjen e më të mirave që duhet të ngjiten në skenë.

 

Deri në fund të këtij muaji edhe Galeria ka një alternativë për t’ju ofruar. Ajo rikthen stilin dhe identitetin shqiptar, përmes veprave të Arben Golemit.

 

Një tjetër ekspozitë që i flet realitetit është edhe ajo e studentëve të Akademisë së Arteve, që mbledh më të mirët nëpërmjet imazheve mbi Radikalizmin fetar dhe të Shkuarën komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *