Subscribe

Pavarësisht thirrjeve të Gjermanisë nëpërmjet partive në pushtet CDU-CSU për dialog pa kushte mes palëve politike në Shqiperi, Lulzim Basha nuk heq dorë nga qëndrimet e tij radikale.

Kreu i PD përsëriti gjatë një takimi nga Vora me mbështetesit e opozitës, se largimi I Edi Ramës është parakusht për dialogun që duhet të nisë.

 

Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë. Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur sëbashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik. Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju.

 

Basha shtoi se me planin e 30 qershorit Rama kërkon te asgjesoje demokracinë e per kete arsye nuk ka asnjë hap pas.

 

Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë.
Kjo është beteja jonë dhe në këtë betejë shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *