Policia kufitare në Kakavijë ka vënë në pranga një 64-vjeçar që kishte fshehur një pako me kokainë në automjet.

 

Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan lëndën narkotike që drejtuesi i mjetit tentoi të kalonte drejt shtetit grek. Gjithashtu u sekuestruar dhe dy celularë të fshehur në të njëjtin vend me kokainën.

 

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti”, thuhet në njoftim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *