Organizata Botërore e Shëndetësisë , bëri të ditur se rastet e fruthit në Europë kanë shënuar një rekord kohët e fundit.

Sipas OBSH-së më shumë se 41.000 fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruth në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje.

Në Francë, Gjeorgji, Itali, Rusi, Serbi dhe Ukrainë, janë shënuar mbi 1000 infeksione të fëmijëve dhe të rriturve këtë vit. Duhet thënë që Ukraina ka shkallën më të lartë të fruthit në Evropë, me mbi 23,000 njerëz të prekur.

Në Serbi raportohet se numri i të vdekurve është 14 nga Fruthi.

 

Këtë vit numri i të infektuarve është rritur shumë në raport me vitet e kaluara. Në 2017 kishte 23.927 raste të infektimit, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 5.273.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *