Opozita zhvillon sot protesten e madhe të paralajmeruar prej ditësh, si vendimtare për të rrezuar qeverinë e kryeministrit Rama.

Protesta e cila do të zhvillohet në bulevardin para kryeministrisë pritet të nisë në orën 11:00 por nuk dihet se kur do të mbarojë.

Opozita kërkoi leje për zgjatjen 48 orë të protestes, por një gjë e tillë iu refuzua nga policia e shtetit.

Prej ditësh opozita dhe në mënyrëf të vecante Pd ka mobilizuar mbështetesit e saj në rrethe për këtë proteste.

Ndërkohe frikës prë dhunë në këtë proteste, policia I është përgjigjur me masa të larta sigurie përreth godinës së kryeministrisë, institucion që është rrethuar me gardh metalik.

Mbi 1500 forca rendi do të jenë të angazhuara në këtë proteste ndërsa nuk mungon as porosia për të pasur me vete maskat anti gaz lotsjellës.

Një natë para protestes është hequr skela që ishte vendosur në hyrje të kryeministrisë e cila heren e parë u përdorur si mjet për tu sulmuar nga protestuesit me 16 shkurt.

Ndërkombëtaret edhe të premten bënë thirrje për proteste paqësore duke e konsiduar dhunën të paligjshme dhe një kthim prapa për aspiratat dhe hapat para që ka bërë vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *