Fredi Bejleri po merret në pyetje që nga mesdita e kësaj të mërkure nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Bejleri i lindur në Shqipëri por me pasaporte greke, është thirrur për të pyetur nga organi i akuzës në lidhje me masakrën e 10 prillit 1994 në pikën kufitare te Peshkëpisë mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Persona të armatisur atë ditë, u futën nga territori grek dhe sulmuan ushtarët shqiptare Fatmir Shehu e Arsen Gjini.
Pikërisht për këtë masakër Fredi Bejleri i shoqeruar nga avokati I tij ka dhënë deklarime para prokurorit Eugen Beci dhe oficereve te policisë gjyqësore.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton lidhjen dhe përfshirjen e mundshme të Bejlerit në këtë ngjarje të rëndë ku pati akte terroriste.

 

Fredi Bejleri tentoi të kandidonte për zgjedhjet e 30 qershorit por iu mohua një gjë e tillë nga KQZ pasi ka qënë I dënuar dhe ky dënim ende nuk është ezauruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *