Kulla Eifel në Paris është evakuuar, pasi një person është parë duke u ngjitur në lartësinë 324 metra.

 

Ndërkohë autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e turistëve nga baza e kullës ndërsa të tjerët qëndrojnë përreth duke shikuar skenën.

 

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se incidenti ka nisur mesditën e kësaj të hëne, ku personeli i sigurisë i shperndau shikuesit  si një masë paraprake dhe e rrethoi zonën.

 

Ndërkohë Kulla Eifel aktualisht është e mbyllur deri në një njoftim të të dytë. Gjithashtu mësohet se personi i paidentifikuar thuhet se filloi ngjitjen e tij në nivelin e dytë, në rreth 149 metra mbi nivelin e tokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *