Subscribe

50 shqiptarë u riatdhesuan 24 orët e fundit në aeroportin “Nënë Tereza”. Ata kishin shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ ose iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë.

 

Zëvendës ministrja e brendshme, Rovena Voda sqaroi se shqiptarët nuk mund të përfitojnë azil në shtetet e BE-së, pasi vendi ynë konsiderohet i sigurt.

 

“Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.”

 

Sipas zv/ministres këto lëvizje te pamenduara kane një kosto te madhe për te gjithë.

 

“Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së”.

 

Vetëm gjatë vitit 2018, numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8280.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *