Dy shqiptarë janë vrarë këtë të hënë pas përplasjeve me armë zjarri në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Agios Sostois, pranë një kafeneje.

Viktimat janë babë e bir, ndërsa kanë mbetur të plagosur një punonjës i lokalit dhe një tjetër person. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet dyshojnë se përplasja me armë ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Identitetet e viktimave nuk bëhen ende të ditura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *